Isa Mustafa dhe Albin Kurti të martën për rreth dy orë zhvilluan një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, mirëpo edhe nga ky takim dolën pa marrëveshje, shkruajnë mediat kosovare.
Ende pa u formuar i ashtuquajturi “Koalicion i shpresës” Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhanë sinjale të fuqishme mbrëmjen e së martës se shpresat e rreth 500 mijë kosovarëve që votuan për këto dy parti janë drejt shuarjes. LDK-ja dhe LVV-ja as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-it nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet e tyre.
As pas rreth katër muajsh bisedime e as në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk arritën të gjenin rrugën e zgjidhjes për formimin e koalicionit bashkëqeverisës.