MENU
klinika

Detajet

“Operacioni Sintetiku”, në pranga dy amerikanë

26.09.2018 - 15:40

Dy shtetas amerikanë të kërkuar për prodhim dhe shitje të drogave sintetike janë arrestuar në Tiranë.

Këta dy persona ishin shpallur në kërkim nga SHBA për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i dy shtetasve amerikanë është kryer nga Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane.

Njoftimi i plotë

“Finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar i koduar “Sintetiku” në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese amerikane Operacioni nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane Arrestohen 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”, ku u arrestuan 2 shtetas amerikane: – Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA; – Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata kishin një bazë në Tiranë dhe sipas dyshimeve të para thuhet se do ta përdornin për të prodhuar drogë sintetike.

“Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’. Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA.

Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike. Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike. Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë

Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera. Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmoi edhe njëherë besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjencive ligj zbatuese amerikane”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”