MENU
klinika

Tenistja amerikane

Tifozët e Williams të mërzitur nga vendimi i saj

26.09.2018 - 16:33

Një jam jo i mirë për tifozët e tenistes amerikane dhe jo vetëm. Serena Williams ka vendosur që të mos luajë më asnjë ndeshje këtë vit, duke u tërhequr edhe nga turneu Masters i Pekinit, ku ishte regjistruar dhe që nis më 1 tetor.

Tenistja 36-vjeçare, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj, e mbyll kështu këtë vit me 24 ndeshje të luajtura, 18 fitore e 6 humbje. Ajo u rikthye në fushë 8 muaj pas lindjes së vajzës së saj, duke dalë edhe në finalet e dy grand slam, Wimbledon e US Open, por pa i fituar dot ato.

Kjo tërheqjes e ish-numrit 1 në botë duket se vjen pas polemikave të shumta që ajo pati pas finales së humbur në US Open, ku debati ashpër me gjyqtarin Carlos Ramos, të cilin e akuzoi edhe për racizëm.

Serena Williams dhe Simona Halep
Serena Williams dhe Simona Halep

Por tenistja u shpreh se tani ajo do të nisë përgatitjet për sezonin e ri, ku synon të jetë kompetitive që në janar, kur zhvillohet Australian Open. Ajo kërkon edhe njëherë të kthehet numri një në botë, që e humbi teksa solli në jetë vajzën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Karikatura që “çmend” rrjetin

Williams sulmoi gjyqtarin, debati ndizet keq

Tenistja amerikane e quajti hajdut

Reagon gjyqtari i sulmuar nga Serena Williams