Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur vazhdimisht ka paralajmëruar për shëndetin e keq të shqiptarëve, specifikisht për mbipeshën dhe nivelin e zhvillimit të fëmijëve.
Një tjetër që ngre alarmin është Banka Botërore. Nëpërmjet një raporti global, synon të evidentojë faktin se barra e këtyre fenomeneve në ekonominë e secilit shtet është mjaft e lartë. Shqipëria është një prej vendeve më të prekura. Raporti thotë se më shumë se gjysma e femrave shqiptare janë mbipeshë ose obeze, ndërsa 1 në 4 fëmijë nën moshën 5-vjeçare janë të pazhvilluar mirë.
Më saktë, norma e obezitettit ose mbipeshës te femrat shqiptare fiksohet në 52.7% ndërsa norma e fëmijëve shqiptarë nën 5-vjeç me zhvillim të mangët fiksohet në 23.1%. Kjo bën që barra për Shqipërinë dhe ekonominë të jetë mjaft e lartë. Ndër vendet europiane, asnjë vend nuk e ka këtë barrë të dyfishtë më të lartë se vendi ynë.
Në raport thuhet se deri disa dekada më pare, mendohej se obeziteti është fenomen vetëm për vendet me të ardhura të larta. Sot, 44% e njerëzve në botë vujanë nga obeziteti, 70% e të cilëve janë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.
Në të gjithë botën, mbipesha vret përafërsisht 4 milionë njerëz në vit vlerëson raporti, i cili thotë se kostot e parandalimit të këtij fenomeni global janë mjaft të mëdha, por edhe më të mëdha kostot në rast se qeveritë e vendeve të ndryshme do të dështojnë në këtë sfidë të re publike.