Alexandra Lapp është kthyer sërish në Shqipëri pas vizitës që bëri në Tiranë në korrik 2019 për mbrëmjen gala që u mbajt në rezidencën e Presidentit.
Blogerja e njohur me origjinë gjermane, publikoi foto verën e vitit të kaluar në krah në Princit Leka, e veshur me një fustan të bardhe të gjatë që i rrinte shkëlqyer.
Por Alexandra është rikthyer sërish në Tiranë dhe këtë herë ka vizituar fshatin SOS në kuadër të programit SOS-Kinderdörfer, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë dhe komunitetit atje.
Blogerja e njohur ka publikuar foto dhe video nga Sauku në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet pranë fëmijëve duke luajtur me ta.
“SOS-Kinderdörfer jo vetëm që mbështet fëmijët në Fshatin SOS, por edhe familjet në komunitetet e tyre. Këto projekte quhen programe të forcimit të familjes. Dje takova dy familje në Sauk.
Njëra sapo u bashkua me programin dhe familja tjetër tashmë e ka lënë atë dhe tani po menaxhon me sukses jetën e saj. Ky program është thelbësor për mbajtjen e familjeve së bashku, në mënyrë që fëmijët të mund të qëndrojnë me prindërit e tyre”, shkruan ajo.
Për të gjithë ju që nuk e njihni, Alexandra Lapp ka nisur blogun e saj në vitin 2015 për të inspiruar ato që e duan dhe e ndjekin modën. Ajo është bërë pjesë e kopertinave të revistave prestigjioze “Vogue”, “Elle”, “InStyle”, “Cosmopolitan” etj. Tanimë blogerja po merret edhe me anën humantare për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.