Atletja shqiptare Luiza Gega vijon me paraqitjet e mira në arenën ndërkombëtare. Pas fazës përgatitore të zhvilluar në Kenia, kampionia e atletikës shqiptare rikthehet më në formë se kurrë.
Gega garoi mbrëmë në turin botëror “Indoor”, që u mbajt në Karlsruhe të Gjermanisë, një event “Diamond League” i sallave të mbyllura, ku mori pjesë në garën e 3000 metrave.
Në në një garë me shumë rivalitet, mes 9 atleteve elitare nga Kenia, Etiopia, Çekia, Gjermania dhe Rumania, ajo zuri vendin e tretë. Gega theu sërish rekordin kombëtar duke e ndalur kronometrin në kohën rekord 8’44″46, pra 8 sekonda e 7 të qindtat më shpejt.
Me këtë rezultat Luiza Gega ka arritur të tejkalojë edhe normën e botërorit të sallave, që është 8’49″00. Atletja jonë synon që në Olimpiadën e Tykos 2020, të jetë në garën finale.