Një krim i rëndë në familje ka tronditur Durrësin, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 23:55.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Lulzim Cuku, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, konkretisht shtetasen Manjola Cuku, 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Po ashtu mësohet se autori fill pas krimit, është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Një tjetër detaj rrëqethës është fakti se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit. Mësohet se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj.
Fill pas vrasjes, autori i krimit, Lulëzim Cuku është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.
45-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.