02.02.2020 - 18:55
Tirana ka mbajtur ritmin e fitoreve, duke regjistruar të shtatën radhazi. Bardheblutë fituan 2-1 me përmbysje në “Air Albania” ndaj Teutës. Ishin miqtë që shënuan golin e parë me Lorenco Vilën.
Por Ngoo në 27’ dhe Torasa në 39’ përmbysën gjithcka. Në 42’, Teuta mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Cyrbjes. Tirana mban vendin e dytë, 1 pikë larg Kukësit kryesues.
Verilindorët fituan pa probleme 4-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit. Shkurtaj shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Musolli dhe Cema bën të pavlefshëm golin e Vrapit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria Superiore, Java 20