MENU
klinika

Kërcënimi ndaj oficerit

Denoncimi i oficerit/ Basha: Dëshmi tronditëse

26.09.2018 - 19:54

Pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xhensila Malokut, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp.

Lideri i PD-së e cilësoi atë një dëshmi tronditëse atë të oficerit Nuhu. Po ashtu ai ftoi qytetarët që të dëgjonin dëshminë e oficerit, i cili nga azili politik tregon se si tentoi që të mbronte një vajzë të pafajshme duke u kërcënuar nga njerëz të pushtetit.

Mirëmbrëma. Sot kam ndjekur një dëshmi tronditëse të një oficeri që quhet Emiljano Nuhu. Ky oficer, në detyra të ndryshme, dëshmon nga azili politik se si është sulmuar nga kriminel dhe politikanë sepse u përpoq që të mbronte një vajzë të pafajshme dhe të pambrojtur që është torturuar mizorisht nga familjarë të pushtetit. Sot jam këtu para jush që t’i kërkoj çdo nëne dhe babai që të ndajmë nga koha juaj për ta parë dhe dëgjuar këtë dëshmi tronditëse. 

Është e rëndësishme që ta ndjekim të gjithë sëbashku veçanërisht të kushteve të dezinformimi dhe censurës që pushteti po ushtron. Sot ju kërkoj juve dhe mediave që të mundësojnë dëshminë e oficerit”, tha Basha.

Oficeri i policisë në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu u kërcënua në prani të deputetit Taulant Balla. Ai ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi pas këtij denoncimi duke thënë se do të kallëzojë PD për shpifje.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës