MENU
klinika

Zbulohet arsyeja

Çfarë është planifikuar?! Mbërrin në Tiranë delegacioni i lartë i KiE

04.02.2020 - 10:23

Pas shumë vitesh, një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës vjen në Shqipëri.

Mësohet se ky kongres, që refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit vjen në Tiranë, pasi u bënë publike disa raste ku kryebashkiakë rezultonin me precedentë penale. Këto raste u denoncuan nga Partia Demokratike.

Vizita në Tiranë e këtij delegacioni vjen pas takimit që presidenti Ilir Meta zhvilloi në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer.

Fill pas këtij takimi, ishte Meta që ftoi delegacionin në Tiranë.