MENU
klinika

Flasin theksin Burrash pas 2000 vitesh

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

27.09.2018 - 08:37

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash, mbi 2000 vjet ende mbijeton geni i fortë Shqiptar.

• Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)

• Kjo fushë mbyllet me një hundëz

• Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit

• Një vend moçalor quhet Balta

• Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit

• Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)

• Sot e quajnë Nuristan

• Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit

• Dialekti i tyre quhet Burrash (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar

• Reaguan ndaj futjes së fesë muslimane

• Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre

Karakteristika të tjera gjasore

– Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA

Karakteristika të hundëzakëve

• Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
• Janë të gjatë
• Të bardhë
• Me mollëza të kuqe
• Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
• Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
• Jetojnë shumë vjet

Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.

Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë

Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi.

Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka.

Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.
Zakonet shqiptare

Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit Lekes të Madh.

Banoret jane bujq te shkelqyer dhe kane krijuar nje system te shkelqyer taracash dhe vaditjeje. Kanalet kullues qe ushqejne taracat me uje quhen KULLSE shqip e kulluet. Per fjalen per te Kaluar, thone KALO Shqip, Nje male ngjitur me luginen eshte mbuluar me akullnaja, te cilat rreshqasim me kalimin e kohes. Ky mal quhet RAKAPOSHI. Maja tjeter e ka emrin BUBLINMOTI nga BUBULLON MOTI.

Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës);

Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe