MENU
klinika

Çfarë i lidh me pengmarrjen e Jan Prengës

“Anti-KÇK” sekuestron pasurinë e kokave të krimit

04.02.2020 - 19:23

Efektivët e “Anti-KÇK” kanë sekuestruar ditën e sotme pasuritë e gjashtë personave të botës së krimit në Shkodër, të cilët janë përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen makabre të 49-vjeçarit Jan Prenga.

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja të super-aksionit të zhvilluar sot në Shkodër, ku efektivët e “Anti-KÇK” sekuestruan pasuritë e gjashtë personave të njohur të botës së krimit, të lidhur dhe me ngjarjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të 49-vjeçarit Jan Prenga.

Në pamjet e reja, shihet grupi i dytë i “Forcës së Ligjit”, që zbarkon në një vilë të anëtarëve të bandës, të cilën e rrethon me armë kallashnikovi, dhe më pas i vë sekuestron.

Më pas, forcat e “Anti-KÇK” bllokojnë një tjetër banesë të këtyre personave, prej ku shihen edhe pamjet e operacionit brenda saj. Gjatë aksionit, ku forcat e “Anti-KÇK” ishin ndarë në dy grupe, u sekuestruan pasuritë e gjashtë kriminelëve shkodranë, si vila, mjete luksoze, banesa e sipërfaqe toke.

Njoftimi i plotë:

Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

2. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

3. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor.

4. Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet;

5. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

6. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet;

Operacioni vijon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Masat e reja ligjore të zbatohen plotësisht"

Miratimi i paketës ‘Anti-KÇK’, reagon delegacioni i BE

"2020-ta s’do jetë vetëm viti i rindërtimit"

Nga lufta “anti-KÇK” te Reforma Zgjedhore, Balla tregon prioritetet

Nga dështimi i negociatave, tek frika nga reforma në drejtësi

“Më i vështiri për qeverinë”/ Rama flet për krizat e 2019-ës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!