MENU
klinika

Rastet në Korçë

Dhuna në familje, rekord padish të depozituara

27.09.2018 - 09:21

Politikat sociale e ashpërsimi i sanksioneve në kodin penal mbi dhunën në familje, duket se kanë mbetur vetëm se de jure. Realizimi i tyre konkret ende në hije, ndërsa reagimet nga ana e instancave shtetërore janë të pakta , kjo për faktin e mungesës së ankesave mbi këtë fenomën gjithnjë edhe në rritje.

Në qytetin e Korcës , edhe pse fillimi i javës janë regjistruar një numër i lartë padish e ankesash të depozituara pranë Gjykates së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Rajonit të Policisë .

Rreth 7 kërkesë-padi dhe 13 ankesa kanë mbërritur për autoritetet brenda tre ditëve të fundit. Fenomeni që policia e Korçës para pak vitesh e konsideroi të reduktuar rreth 25% , ka rifilluar përsëri të marrë forma edhe më të zhvilluara.

Sipas të dhënave që mbërrijnë nga Rrethi Gjyqësor Korçë , 4 nga 7 kërkesë-paditë e drejtuara kanë pasur si palë bashkëshortin sit ë paditur dhe bashkëshorten si paditëse. 3 të tjerat kanë pasur si objekt dhunën e ushruar nga babai mbi fëmijët e mitur dhe bashkëshorten.

Ndërsa policia bën më dije se per 4 nga rastet e paraqitura në Rajon , është bërë kërkesë për dhëniën e urdhrit të mbrojtjes nga Prokuroria e Shkalles së Parë Korçë.

Sipas tyre një pjëse e të dhunuarave kanë pasur dëmtime fizike e vetëm një pjesë e vogël kanë dëshmuar se mbi to është ushtruar dhunë psikike e shpesh seksuale. Për psikologët ky fenomen gjithnjë e në rritje e ka bazën e fillesës në familjet me të ardhura të pakta ose në ato ku arsimimi i bashkëshortëve mungon ose është elementar.

Ky fenomen social që po merr shtrirje të gjerë , reflektohet kryesisht në pjesën më të madhe në zonat rurale e më pak në qendrën urabane të qytetit. Reagimi i autoriteteve në cdo rast kur fenomeni paraqitet ka qenë I menjëhërshëm dhe produktiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë