MENU
klinika

"Më mirë të pranonin që nuk ishin gati për ne"

Rama: Pati hipokrizi për negociatat, ne i bëmë hapat e duhur

06.02.2020 - 08:37

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Këshilli i Atlantikut si kryetar i Kryesisë së OSBE lidhur me negociatat dhe problemet kyçe të Shqipërisë si krimi dhe korrupsioni.

Ai thotë se Shqipëria ka përparuar shumë për sa i përket këtyre problemeve. Më tej ai shton se sa i përket negociatave të mohuara të Shqipërisë, vendi i kishte bërë hapat e duhur por vendet anëtare nuk u dakortësuan.

Sipas tij pati një nivel hipokrizie pasi do të ishte më e lehtë t’i thuhej Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut që ju keni bërë progres, por ne nuk jemi gati për ju.

“Ne kemi probleme me krimin dhe korrupsionin, me transparencën e institucioneve, por të mos kishim këto probleme nuk do të ishim sot duke kërkuar  të bëhemi pjesë e BE. Këto probleme kanë ardhur duke u përmirësuar krahasuar me vite më parë, pasi është punuar shumë të ecim përpara dhe të krijojmë mekanizma të mirëfunksionimit sipas rregullave të BE. Reforma në drejtësi është një shembull. Kjo që po bëjmë tani drejtësia e re është reale, dhe është e mundur të realizohet. Ajo ka mbështetjen e  BE. Por integrimi nuk ka të bëjë më me ne, por me vetë vendet anëtare dhe këto ditët e fundit e treguan këtë gjë. Sigurisht ka një nivel hipokrizie pasi do të ishte më e sinqertë po të thoshin ju keni bërë progres, por ne nuk jemi gati për ju në këtë moment, kjo do të ishte më e lehtë. Ne kemi probleme por këtu nuk po flasim për t’u bërë vend anëtar por për të hapur negociatat dhe këtë gjë Shqipëria i ka bërë hapa e duhur. Këshilli i Europës rekomandoi hapjen e negociatave pasi u bazua në faktet e shkruara në letër, por disa preferojnë atë lexojnë atë që shkruhet në gazetë.” tha Rama.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!