MENU
klinika

"Shënjestër" ishte makina

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset kalimtarja

06.02.2020 - 08:47

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në pedonalen e qytetit në lagjen “Vasil Shanto”, ku mësohet se ka mbetur e plagosur një kalimtare e rastit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, ku  si pasojë e të shtënave ka marrë një plumb në këmbë 35-vjeçarja, Liljana Jeremija e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Shënjestër” dyshohet të ketë qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedonale, por nuk ka ende informacione se kush është pronari i saj.

Duke qenë se në ato momente nuk ka pasur asnjë njeri, dyshohet se ka qenë një formë kërcënimi për pronarin e saj ende të paidentifikuar.