MENU
klinika

Dallgëzimi 4-5 ballë

Moti i keq pezullon linjën Korfuz-Sarandë

06.02.2020 - 09:43

Në Sarandë për shkak të dallgëzimit tragetet e linjës Korfuz – Sarandë dhe anasjelltas sot nuk  lëvizin.

Dallgëzimi është 4-5 ballë duke e bërë të pamundur lëvizjen. Ndërkohë që në Vlorë sot ka rinisur punën trageti i linjës së Brindisit, ndërsa peshkarexhat nuk lejohet të dalin deri në datë 8 shkurt.

Ndërkohë, në vendin tonë vijon ndikimi i masave polare duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore. Pasditja dhe mbremja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë ulur sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -9°C në 8°C. Era do fryjë fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.