MENU
klinika

Letra e plotë

Haradinaj-Kurtit: Mos ia hiq taksën Serbisë

06.02.2020 - 11:24

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka shkruar një letër kryeministrit aktual Albin Kurti dhe e ka publikuar atë në Facebook. Në këtë letër, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të mos e heq taksën kundër Serbisë, shteti i cili sipas tij ka rrahur e torturuar kryeministrin aktual.

“Mos e heq taksën Albin, të lutem”– është lutja e Haradinajt drejtuar Kurtit. Kjo është letra dhe lutja e plotë e ish-kryeministrit për kryeministrin e ri të vendit. Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit.

I dashur Albin,
Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë. Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku. Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë