Për shumë njerëz, ky muaj i vitit shoqërohet me ndryshim të humorit. Psikologët e quajnë një muaj të zi sepse humori ulet dhe stresi dhe depresioni mund të rritet, kjo për shumë arsye.
Është normale, pas festave të vitit të ri: ju mbase i keni shpenzuar kursimet tuaja dhe shumë objektiva që mund t’i keni bërë vetes, ju duket sikur nuk do t’i realizoni edhe në këtë vit. Mirëpo, ka edhe diçka tjetër që ndikon në humorin tuaj: Moti dhe aplikacioni ku ju e kontrolloni vazhdimisht kohën se si do të jetë.
Pse moti ndikon kaq shumë në gjendjen tonë shpirtërore?
Aplikacioni ndikon, sepse ka raste që e ekzagjeron qëllimisht probabilitetin e reshjeve kur është i ulët.
Kjo për shkak të stimujve të njëanshëm: Nëse jepet probabiliteti i ulët i saktë i reshjeve, shikuesit mund ta interpretojnë parashikimin sikur të mos ketë ndonjë mundësi të shiut dhe pastaj të mërziten nëse bën shi.
Pra, aplikacionet që keni të instaluara në celularë nuk janë shumë të sakta dhe me shumë gjasë ndikojnë për keq në gjendjen tuaj shpirtërore.