MENU
klinika

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!

Dëborë dhe ngrica në gjithë vendi, ja në cilat akse lëvizet me zinxhirë

06.02.2020 - 15:46

Një pjesë e vendit është përfshirë nga dëbora dhe ngricat duke shkaktuar probleme me qarkullimin.

Autoriteti Rrugosh Shqiptar njofton mbi gjendjen e rrugëve duke theksuar se në disa akse duhet lëvizur me zinxhirë.

Në RajoninVerior akset Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë-Steblevë kalohet me zinxhirë.

Në Rajonin Qëndror nuk ka patur rreshje por në aksin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirë prej ngricës.

Prezencë ngricash ka patur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”.

Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.

Në Rajonin Juglindor akset Boboshticë-Dardhë, në km 5–14 dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë për shkak të erës së fortë.

Në Rajonin Jugor gjatë natës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.

Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rekomandohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.