Ekipi i Kukësit ka qenë protagonist në dekadën e fundit në futbollin shqiptar, por në këto dy sezone të emigrojë në stadiumet e Shqipërisë pasi ai i qytetit të tyre është në rikonstruksion.
Megjithatë, verilindorët pritet që në sezonin e ardhshëm të kenë gati shtëpinë e tyre në kushtet ideale. Në këtë formë, skuadra mund të kthehet e të ndjejë ngrohtësinë e tifozëve të saj, ndërsa fusha do jetë një motiv më shumë për të arritur sukses.
Së fundmi, ka qenë FSHF ajo e cila ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale avancimin e punimeve në stadiumin “Zeqiri Ymeri”.
Nga lart mund të vërehet se punimet vazhdojnë me ritëm të lart për ta përfunduar stadiumin brenda kohës së parashikuar dhe në fund Kukësi të jetë në të njëjta kushte si klubet e tjera të Superiores.