MENU
klinika

Qeveria e re

Sa do t’i kursejë buxhetit Albin Kurti?

06.02.2020 - 17:36

Shkurtimi i numrit të ministrive në qeverinë e Kosovës, ka bërë që të reduktohen edhe shpenzimet..

Sipas një analize nga Instituti GAP, Qeveria Kurti me dy zëvendëskryeministra, 15 ministra e 35 zëvendësministra, do të kushtojë 13 milionë euro më pak se ajo e Haradinajt, me që përbëhej nga pesë zv.kryeministra, 19 ministra dhe mbi 80 zëvendësministra. Ndonëse koalicioni VV-LDK ishte parashikuar që të kishte vetëm 12 ministri, ato u zgjeruan deri në 15.

84400896 3170182476343897 7657705863024476160 O

Duke u bazuar në shpenzimet e ish-qeverisë, me formatin e zvogëluar, Qeveria Kurti do të kursejë për një mandat 10 milionë euro në paga, 1 milion në ushqime, dhe rreth 1.5 milionë të tjera në telefona mobilë, karburante e telefona fiks.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat