“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më ndodhë shpesh që kur zgjohem në mëngjes zgjohem me sy të enjtur, dhe jam shumë e shqetësuar. Ju lutem doktor më jepni ndonjë këshillë.
Përgjigjet mjeku i përgithshëm: Shkaku kryesor i ënjtjes së mëngjesit në fytyrë, më së shpeshti nën sy, është mbajtja e ujit. Për këtë ka disa arsye – mënyra se si shtriheni në shtrat, për ç’arsye uji mblidhet nën sy, për shkak të nxehtësisë, lagështisë në ajër ose djegieve.
Një arsye tjetër është natriumi i tepërt në ushqim. Shkaku mund të jetë kontracepsioni oral, ilaçet për rregullimin e shtypjes së gjakut, aspirina, penicilina, kortikosteroidet dhe ilaçet josteroide kundërinflamatore (NSAIDs).
Ndryshimet hormonale po ashtu mund të nxisin mbajtjen e ujit në trup. Ato mund të jenë të lidhura me ciklin menstrual, menopauzën ose shtatzëninë. Edhe mungesa e materieve ushqyese, veçanërisht e vitaminës B dhe proteinave, mund të çojnë deri te edemi, i ashtuquajturi akumulim jonormal i lëngjeve.
Akumulimi kronik dhe i tepruar i ujit mund të sugjerojë për probleme shëndetësore të lidhura me punën e keqe të gjëndrës tiroide, mëlçisë, veshkave dhe zemrës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.