10.02.2020 - 10:29
Kriza e koronavirusit ne Kinë ka demoralizuar tregjet e aksioneve në këtë vend. Indeksi CSI ra me 8% brenda një ditë, performanca e tij më e keqe qysh prej muajit Gusht 2015 përpara se të rimerrte disi veten.
Si një masë urgjence banka qëndrore e Kinës injektoi likuiditet shtesë në sistemin financiar, ndërhyrja e tillë më e madhe që nga viti 2004, si dhe uli disa norma interesi. Macau i mbylli kazinotë e tij për dy javë.