MENU
klinika

Emrat që do drejtojnë sektorët

Riorganizohet Prokuroria e Përgjithshme, ja ndryshimet e bëra

10.02.2020 - 15:29

Riorganizohet struktura e Prokurorisë së Përgjithshme. Ky institucion është ndarë në 3 drejtori.

Bëhet fjalë për Drejtorinë Gjyqësore, e cila drejtohet nga Adnan Xholi, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Olsi Dado si dhe Drejtoria e Koordinimit Institucional, e cila drejtohet nga Sokol Stojani. Drejtoria e Koordinimit Institucional është e ndarë në 3 sektorë;

Drejtoria e Koordinimit dhe Studimit, e cila drejtohet nga Kujtim Luli, Sektori i Dekriminalizimit që drejtohet nga Adnan Kosova, Sektori i Monitorimit, në krye të së cilit është Arens Çela.

Ndërkohë, Sektori i përgjimeve, drejtohet nga zevendësprokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano.