MENU
klinika

Rastet kur pritet ndërhyrje

Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e ODIHR, nisin takimet për Reformën Zgjedhore

11.02.2020 - 10:21

Kanë mbërritur këtë të martë në Shqipëri ekspertët e OSBE/ODIHR, që do të asistojnë tryezën katërpalëshe të Reformës Zgjedhore.

Mësohet se ekspertët pritet të zhvillojnë një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës.

Ekspertët e ODIHR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord, si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do të përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODIH.