11.02.2020 - 14:45
Anulohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Mësohet se për shkak të një takimi të z.Kurti në Prishtinë me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, takimi me kryebashkiakun është anuluar.
Z.Kurti zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës.
Në një axhendë të ngjeshur takimesh, kryeministri Kurti u prit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi si edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.