MENU
klinika

Dyshime për shpërdorim detyre

Gjykata e Krujës rikthen në punë 2 policë, 5 të tjerë mbeten të…

11.02.2020 - 18:21

Gjykata e Krujës vendosi sot rikthimin në punë të dy policëve të pezulluar më 7 shkurt nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ndërsa la në fuqi kërkesën e prokurorisë për 5 te tjerët të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Muharrem Celami dhe Kadri Daci janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

SHÇBA pas një hetimi disa mujor pezulloi 7 policë me akuzën se kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimet pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës apo nuk kishin raportuar fare këto ngjarje.

Muharrem Celami dhe Kadri Daci, kanë të dy detyrën e Ndihmës/specialistit për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN