11.02.2020 - 20:05
Një ditë pas prezantimit të Mercedes, ishte radha e Ferrarit të prezantonte makinat e sezonit të ri në Formula 1. Italianët kishin përzgjedhur teatrin “Valli di Reggio Emilia” për të prezantuar makinën e re.
Kokëkuqja e këtij sezoni quhet SF100, teksa ka detyrën e vështirë të thyejë hegjemoninë që kanë diktuar në vitet e fundit Mercedes me Hamilton dhe Botas.
Kjo është makina numër 66 nga Maranello, e që njëri mes pilotëve Vettel dhe Leclerc do kërkojnë të rikthejë titullin, që Ferrarit i mungon prej vitit 2007 me Kimi Raikkonen.
Testet e para të Ferrarit të ri do të mbahen në Barcelonë, ndërsa cmimi i parë i këtij sezoni do diskutohet në cirkuitin e Melbourne më 15 mars.