MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Kolonel keni ju, kolonel kemi edhe ne… budallallëku i PD-së në çështjen për detin!

01.02.2018 - 14:39

Sa i takon kësaj zhurme të krijuar orëve të fundit, pas zhvillimit të dy raundeve të bisedimeve, në Kretë dhe në Korçë dhe deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, për zgjerimin e hapësirës detare në 12 milje, drejtori i Portalit “Konica.al”, e pa këtë çështje në një këndvështrim më të gjerë.

Ai sqaron, duke përçuar mesazhin se sektori i politikës së Jashtme, tashmë po njeh vetëm suksese dhe aspak dështime dhe kjo falë një menaxhi me në krye Ramën. Sipas Nazarkos, Rama është lojtari më i mirë i Politikës së Jashtme e nga ana tjetër, për të, opozita ka hedhur një nga ato grackat e saj taktike.

“A kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë? A kemi marrëdhënie më të mira me Serbinë, me Greqinë, Italinë? I kemi më të mira se kurdoherë. Për herë të parë pas 25 vitesh, kemi një politikë të Jashtme, me sukses të matshëm. Rama, me të drejtë mund të mburret se sektorin më të suksesshëm e ka politikën e Jashme”, tha ai.

Gjatë analizës së tij, Nazarko u ndal edhe në historinë e 12 miljeve detare, për të cilën u shpreh se për herë të parë, po hapen disa çështje me rëndësi. Deklarimi i fundit i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, provokoi shumë debate në Tiranë.

“12 milje është historia e vendosur nga Konventat Ndërkombëtare ’95, po secili nuk mund të shfrytëzojë më shumë se 12 milje. Natyrisht ka kufizime. 12 milje është një gjë plotësisht e njohur dhe nuk është histori “mori edhe 12 milje të tjera”.

Në thelb, historia e 12 miljeve detare nuk flitet për pjesën që na afron, Sarandë-Korfuz. Një sy praktik do ta dinte se Greqia në këtë moment është më e interesuar edhe për shkak të një krize më të madhe ekonomike dhe e ka të detyrueshme këtë nxitim.

Asnjë kompani nafte në botë s’do ta ofronte kur ke konflikte me tjetrin. Me të drejtë Berisha dikur thoshte se Enver Hoxha s’më ka lënë kufi as tokësorë, as detarë me Greqinë, por këto lloj mosmarrëveshjesh janë pasqyruar edhe në Ligjin e Luftës, edhe për piramidat kufitare dhe tokësore. Në këto bisedime përbëhet marrëveshja për tu ratifikuar njëherë e mirë të gjithë kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë”.

“Në këto bisedime nuk përcaktohen vetëm kufijtë detarë. Ratifikimi i detit, i kufijve tokësorë, Ligji i Luftës, marrëdhëniet për çështjen çame”, tha ndër të tjera analisti Shpëtim Nazarko.

Po kështu ai shtoi se çështja çame duhet trajtuar si çështje shqiptare. “Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të mira. Kemi triumf të politikës së Jashtme të Ramës. Është shumë i zoti, influencon”.

Po kështu, Nazarko komentoi edhe për një çështje tjetër sensitive, e cila lidhet me aeroportin e Vlorës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, analisti e cilësoi si mjaft të domosdoshëm, sikundër ai nuk guxoi që të bëjë një paralele me “Rrugën e Arbrit”. “Një aeroport në Vlorë, do të ishte më mirë se në Kavajë dhe është më i parrezikshëm se investimi tek “Rruga e Arbrit”.