13.02.2020 - 10:26
Modelja shqiptare Almeda Abazi feston ditëlindjen.
Ditën e sotme ajo mbush 28 vjeç dhe ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj.
Almeda ka lindur në vitin 1992 dhe i përket shenjës së Ujorit në horoskop.
Por, përveç ditëlindjes, Almeda ditën e sotme ka edhe një festë tjetër të rëndësishme.
Më 13 shkurt ajo feston edhe tre vjetorin e martesës me aktori e njohur turk, Tolgahan Sayisman.
Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur ish-Miss Shqipëria festonte 25-vjetorin e lindjes.