Konfirmohet edhe miqësorja e dytë miqësorja në muajin mars. Më 30 mars ishte planifikuar të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Përveç këtij testi, Kombëtarja do të ketë përballë edhe San Marinon. Ka qenë vetë Federata e San Marinos që ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare, zhvillimin e kësaj përballje miqësore, e cila do të luhet në datën 27 mars.
Këto janë dy ndeshje që trajneri Edy Reja do të ketë mundësinë të provojë skema dhe lojtarë të rinj si dhe të punojë më tepër me futbollistët.
Padyshim që testi ndaj San Marinos nuk është aq i fortë si ai ndaj Sllovenisë, por një mundësi e mirë për elementët e rinj të Kombëtares të tregojnë aftësitë e tyre me fanellën kuqezi.