MENU
klinika

Gjimshiti, mes Serie A dhe Champions

“Me Rejan, Kombëtarja është më mirë”

14.02.2020 - 11:54

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dhënë një intervistë për mediet pranë Atalantës, ku ka folur për dy ndeshjet e vështira kundër Romës në Serie A dhe Valencias në Champions.

E ARDHMJA – “Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi gjithmonë. Trajneri Gasperini gjithmonë vazhdon të na e përsërisë këtë. Dua që ky vit të jetë i suksesshëm për Atalantën. Unë mendoj vetëm për të tashmEn dhe jo për të ardhshmen.”

DY SFIDAT E RADHËS – “Ndaj Romës dhe Valencias janë dy sfida shumë të bukura dhe të vështira njëkohësisht. Por unë mendoj se janë kundërshtarë brenda mundësive tona. Nuk kam preferenca sepse dua t’i fitojmë të dyja ndeshjet për të ecur më shumë në Champions dhe në Serie A.

Nëse fitojmë me Romën, do të shkëputeshim gjashtë pikë, por nuk mendoj se ka përfunduar çdo gjë. Serie A ka edhe 14 javë pas ndeshjes me Romën. Këto dy ndeshje mund të jenë një tregues se deri ku shkojnë aftësitë tona. Do përpiqemi ta vendosim Valencian në vështirësi. Kemi besim se mund të bëjmë të tutje në Champions.”

NDESHJET E SEZONIT – “Deri më tani ndeshja më e mirë e jona ka qenë në ‘San Siro’ kundër Dinamo Zagreb, të cilën e kemi fituar 2-0. Gjithashtu, kundër Shakhtarit kemi luajtur një ndeshje të kujdesshme dhe dhe të përqendruar dhe arritëm të triumfojmë 0-3.”

POZICIONI NË FUSHË – “Më parë trajneri më vendoste gjithmonë në qendër. Tani ka ndeshje që luaj edhe në të majtë dhe kam mundësi të përfshihem më shumë në ndeshje. Kjo më ka bërë që të rritem si lojtar.”

gjimshiti e berisha
gjimshiti e berisha

FILLIMET TE ATALANTA – “Një vit e gjysmë më parë ishte një pikë kthese. Isha gati të largohesha, por mbeta këtu. Në atë moment kuptova se duhet të bëj më të mirën time dhe t’i tregoja trajnerit se meritoja të luaja.”

FESTA – “Shën Valentinin do e kaloj më shokun tim të dhomës, Robin Gosens. Që kur kemi qenë në dhomë bashkë ai ka shënuar më shumë. Sa për mua shpresoj të shënoj në ndeshjet e ardhshme. Të dashurës i kam dhuruar lule sot.”

KUNDËRSHTARËT – “Nuk më tremb as Dzekom as Rodrygo. Me spanjollin jam përballur kur luaja me të rinjtë e Zvicrës.”

Gjimshiti penallti Izrael

TRAJNERI REJA – “Me Rejan në ekipin kombëtar gjërat janë më mirë. E kam pasur trajner tek Atalanta dhe nuk më aktivizuar shumë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjimshiti i çon në Champions

Atalanta fiton ‘derbin e shqiptarëve’