MENU
klinika

Më pak bebe në 2019

Kukësi mban rekordin e lindjeve

14.02.2020 - 13:21

Ndonëse me një rënie të ulët në 2019 u shënuan rreth 400 foshnja të lindura më pak se në 2018. Sipas INSTAT, vetëm në katër qarqe është shënuar një rritje duke u kryesuar nga Kukësi me 15.9% apo 1103. Edhe në Vlorë, Korçë dhe Dibër rritja ka qenë pozitive.

Ndërsa në Lezhë rezulton se janë regjistruar 7.6% lindje më pak edhe në Tiranë -2.6%. Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet. Ky koefiçent i Shqipërisë është 2.5 dhe është më i lartë se vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Përjashtim bën Kosova që e ka koefiçentin më të lartë me 10.3 për 1000 banorë. Në tremujorin e katërt të 2019, 9 qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullësisë.

Në qarkun e Tiranës numri i lindjeve i tejkalon me 1147 numrin e vdekjeve ndërsa më i vogli regjistrohet në qarkun e Korçës ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve. Numri më i vogël i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës me 506 lindje dhe kjo kryesisht lidhet me emigrimin e një pjese të madhe të popullësisë nga ky qark.