MENU
klinika

Kush do e mbulojë fondin?

Miratohet vendimi/ 10.5 milionë lekë shpronësime

14.02.2020 - 14:05

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikualifikimi urban dhe sistemimi i sheshit në qendër të qytetit, Ura Vajgurore, lagjja “18 Tetori”, faza e dytë”. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Ura Vajgurore.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 10 milionë e 453 mijë lekësh.

Fondi i shpronësimit mbulohet nga buxheti i Bashkisë Ura Vajgurore. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Ura Vajgurore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN