MENU
klinika

Dita Portokalli e Biçikletës

Ambasadorja hollandeze thumbon Voltanën për korsitë e biçikletave

27.09.2018 - 16:50

Në qytetin e Shkodrës, këtë të Enjte, është zhvilluar “Dita Portokalli e Biçikletës”.

Një aktivitet i zhvilluar nga ambasada Hollandeze në Shqipëri në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës, që në fokus kishte sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin e ketij mjeti levizës dhe ruajtjen e traditave që ka ky qytet.

bicikleta konica.al
bicikleta konica.al

E pranishme ishte edhe ambasadorja Guusje Korthals Altes, e cila në fjalën e saj bëri krahasime mes Shkodrës dhe Hollandës sa i përket përdorimit të biçikletës por nuk nguroi as të thumbojë pushtetin vendor për infrastrukturën aspak të përshtatshme që kanë sot rrugët, për të lëvizur me këtë mjet.

bicikleta konica.al
bicikleta konica.al

“Jam shumë e nderuar sot që vizitën timë të parë jashtë Tiranës e bëj në Shkodër që ka një lidhje natyrale me Holandën siç është dashuria për biçikletën.

Kam vetëm një orë në qytet dhe mund të tregoj që ka shumë biçikleta dhe shumë muzike.

pedalosh është një element shumë i rëndësishëm për qytetërimin modern për shkak se jo vetëm ofron një transport fleksibël por gjithashtu ndihmon në pastrimin e ajrit.

Që të keni një qytet të përshtatshëm për pedalimin juve ju duhen dy gjëra, infrastruktura dhe mentaliteti.

bicikleta konica.al
bicikleta konica.al

Më vjen mirë që jam këtu sepse ju mund të jeni agjentët e ndryshimit dhe sëbashku mund ta ndryshojmë.

Tani le të ngasim biçikletën dhe të shijojmë qytetin”.

Pjesmarrësit marshuan në rrugët e qytetit, për të dhënë mesazhin e vijimit të traditës së përdorimit të biçikletës dhe çuarjes përpara të saj, si një mjet që i shërben mjedisit dhe shëndetit personal.

bicikleta konica.al
bicikleta konica.al

Sot në rrugët e Shkodres është tejet e vështirë të lëvizësh me biçikletë për shkak se ka shumë pak korsi në dispozicion të tyre dhe gjithashtu aty ku janë, zaptohen nga makinat.

Kjo çeshtje është bërë here pas here edhe objekt debatesh në këshillin bashkiak por nuk është marrë asnjë zgjidhje nga pushteti vendor.