MENU
klinika

Dita e dytë e grevës

Naftëtarët e Ballshit: Kërkojmë pagat!

18.02.2020 - 10:50

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre. Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Greva pa afat ka nisur prej ditës së djeshme. Naftëtarët janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës. Ata kanë deklaruar se greva është pa afat dhe se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.

“Ne këtë grevë do ta çojmë deri në fund. Dy janë kërkesat tona, marrja e pagave dhe rifillimi i punës. Përveç mediave askush tjetër nuk ka ardhur. Do vazhdojmë deri në zgjidhjen e kushteve tona”, deklaron një nga naftëtarët në grevë.

Kujtojmë se pak kilometra më larg, punonjësit e stacionit të pompimit të Poçemit kanë 6 ditë në grevë urie pasi nuk kanë marrë 27 rroga.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier