MENU
klinika

"Baza e një zhvillimi të ri ekonomik për Shqipërinë"

Fondet e mbledhura/ Rama flet për donacionet për rindërtimin

18.02.2020 - 14:36

Pasi arriti që të mblidhte 1.15 miliard euro fonde në Konferencën e Donatorëve, kryeministri Edi Rama ka garantuar se faza e rindërtimit do të kthehet në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama tha se nuk kjo nuk është e vetmja fushatë për procesin e rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga termeti i 26 nëntorit.

Postimi i Ramës:

NE DO TA KTHEJMË RINDËRTIMIN NË BAZËN E NJË ZHVILLIMI TË RI EKONOMIK DHE SOCIAL PËR SHQIPËRINË QË DUAM. Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me sukses fushatën ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020 – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013.