19.02.2020 - 10:07
Grevistët e Poçemit janë futur sot në ditën e 7 të grevës së tyre të urisë.
Janë 14 punonjës të nënstacionit elektrik dhe pompimit të ujit në Poçem që ndodhen në grevë urie për 27 pagat e prapambetura.
Sipas grevistëve, gjendja shëndetësore e tyre është duke u përkeqësuar.
Ndërkohë, dy nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit e kishin të domosdoshëm serumin ditën e djeshme.
Por pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund, duke sakrifikuar edhe jetën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dita e dytë e grevës
Naftëtarët e Ballshit: Kërkojmë pagat!
Stakojnë energjinë dhe ujin
Mallakastër/ Vijon greva e urisë së punonjësve
Nuk bien dakort me ofertën e kompanisë