Raportuesja e Parlamentit Europian e quajti hap të mirë vendimin për shtyrjen e votimit të dy pr/ligjeve pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘antishpifje” dhe nënvizoi: “Shpresoj që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias”.
Raportuesja Isabel Santos nënvizoi “dialogun dhe të qenit të bashkuar “ mjaft të rëndësishme për procesin e integrimit. Zgjedhje të parakohshme? Santos tha se është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë, dhe jo ajo.
“Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit. E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa I takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin jo unë.”