“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, vuaj nga semundja kronike e veshkave. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Çdo veshkë përbëhet nga rreth 1 milion njësi filtruese të quajtura nefrone. Nëse nefronet dëmtohen, ato ndalojnë së punuari. Nefronet e shëndetshëm, përballojnë një ngarkesë shtesë pune për një kohë të caktuar. Por, nëse dëmtimi vazhdon, gjithnjë e më shumë nefrone humbin funksionin dhe në një moment të caktuar ata që mbeten nuk mund të filtrojnë gjakun mjaftueshëm për të na mbajtur të shëndetshëm. Sëmundja e veshkës ka incidencë dhe rrezikshmëri të lartë por është e trajtueshme. Për më tepër ju sugjeroj të bëni vizita tek nefrologia për të pare gjendjen tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.