MENU
klinika

Intelektualët Shqiptarë

Tirana dhe Prishtina servilet e nënshtruara të Perëndimit

28.09.2018 - 10:31

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Në disa faqe interneti lexova para do ditësh një analizë të shkëlqyer të intelektualit të mirënjohur Fahri Dahri. Analiza titullohet “Fetishizimi i fesë ortodokse, qëllim fondamental për shfarosjen e etnisë shqiptare”.

Në këtë analizë, përshtypje të veçantë më bëri vlerësimi i tij tepër objektiv për qëndrimin e Perëndimit evropian ndaj kombit shqitar, çka po e citoj në vijim:
“Personalisht jam i qartë në qendrimet e padrejta të ndërkombëtarëve, si në ato periudha edhe në këto të sotshmet lidhur me problemet shqiptare”.
“…autoritetet greke përfitonin edhe nga qëndrimi indiferent i fuqive evropiane dhe i institucioneve ndërkombëtare, ndaj çështjes së shqiptarëve”.
“…praktikat e Fuqive të Mëdha,.. me vendimet e 1913-ës gabuan rëndë, duke shkëputur jo vetëm territoret etnike shqiptare, por dhe krijuan mundësira lehtësuese për poshtërimin, persekutimin, shpronësimin dhe shuarjen e një grupi njerëzish me etni dhe fe të ndryshme nga shtetet fqinje me Shqipërinë”.

Vlerësime të tilla, pas vitit 1990, duhej t’i bënte, para së gjithash, Tirana zyrtare, e cila është Kryemëma e mbarë trojeve tona etnike. Por Tirana zyrtare ka heshtur, duke zgjedhur rrugën e nënshtrimit dhe të servilizmit jo vetëm para Perëndimit evropian, por edhe para shteteve fqinje, të cilat Perëndimi në fjalë i zgjeroi me troje etnike shqiptare, të mbetura pa zot.

Intelektuali Fahri Dahri ka plotësisht të drejtë që nxjerr në spikamë qëndrimin e Perëndimit evropian, i cili, me nxitjen tërësore dhe me presionin e gjithanshëm të shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, kreu një krim të rëndë kundër trojeve tona etnike, duke na i copëtuar për interesat e grekosllavizmit. Por, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, këtë krim Tirana zyrtare, si në periudhën e diktaturës komuniste, ashtu edhe në periudhën e pluralizmit, nuk pati kurrë burrërinë ta denonconte, qoftë edhe një herë të vetme, në forumet ndërkombëtare, që nga Brukseli deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, apo ta shtronte në Departamentin e Shtetit, në Senatin dhe në Kongresin amerikan. Duke e njohur mirë natyrën servile dhe nënshtruese të Tiranës zyrtare, Perëndimi evropian, siç thekson me shumë të drejtë intelektuali Fahri Dahri, i ka lejuar vetes qëndrime poshtëruese, shpërfillëse ndaj kombit shqiptar, çka është vërtetuar më së miri me gjendjen e krijuar në Kosovë, së cilës i janë zhvatur dhe po bëhen plane për t’i zhvatur të tjera territore për interesat e Malit të Zi dhe të Serbisë. Kjo për arsye sepse edhe Prishtina zyrtare, me nënshtrimin dhe me servilizmin e saj para Perëndimit evropian dhe para serbosllavizmit, ndjek shembullin e Tiranës zyrtare.

Praktika mbinjëshekullore ka vërtetuar në praktikë se Perëndimi evropian ushqen simpati dhe respekt vetëm për grekosllavizmin dhe jo për kombin shqiptar. Madje në Shqipëri ai i jep përkrahje të gjithanshme Tiranës zyrtare, servilizmi i së cilës i vjen shumë në osh, pikërisht sepse ajo është në të njëjtën gjatësi vale me të, lidhur me trojet tona etnike, që nga Arta e Preveza dhe deri në Tivar. Prandaj ambasadorët dhe përgjithësisht diplomatët evropianoperëndimorë në Tiranë janë gjithmonë në përkrahje të klasës politike në pushtet, e cila e ka varrosur përfundimisht zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare në gadishullin tonë. Sepse për këtë klasë politike është shumë më i çmuar mercenarizmi dhe servilizmi, me të cilin ajo kërkon ta futë Shqipërinë në “vathën” e Brukselit, duke u tërhequr zvarrë para tij, sesa zgjidhja e Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Shqipëria ka nevojë pikërisht për intelektualë të tillë, si zotëria Fahri Dahri, me formim të shkëlqyer nacionalist, të cilët kombi shqiptar, për interesat e veta madhore – zgjidhjen e Çështjes Sonë Kombëtare – duhet t’i ketë me kimet dhe t’i nxjerrë në udhëheqje të vendit.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen