Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit në portin e Durrësit është realizuar në fund të viteve 1920.
Sipas historikut “Porti në rrjedhën e viteve”: “në vitin 1928, kompania sipërmarrëse italiane “Mazorana & Co”, nën drejtimin e inxhinier Konxhilit, filloi punimet për zgjerimin dhe rikonstruksionin e portit. Punimet zgjatën nga viti 1928 – 1934”.
Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar.
Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh, njoftoi zyra e shtypit e Autoritetit Portual Durrës.