MENU
klinika

Çfarë suksesi

Dua Lipa, e para në botë në “Spotify”

28.09.2018 - 10:49

Suksesi i Dua Lipës nuk ka aspak limite, arritjet nuk kanë fund për këngëtaren me origjinë shqiptare. Ajo është artistja më e dëgjuar këtë muaj në platformën “Spotify”.

Këngëtarja nga Kosova ka arritur të lërë pas vetes emrat e tjerë që kanë mbizotëruar në këtë platformë muzikore, ndërsa me projektin e saj të ri e ka ndezur prapë zjarrin te fansat.

Shtatori i këtij viti duket se ka qenë fort i suksesshëm për Dua Lipën, e cila edhe lançoi projektin e saj të ri muzikor “Eletricity”.

Në “Twitter” ajo ka shprehur gëzimin me këtë fakt dhe thotë se është e bekuar që njerëzit e duan dhe e çmojnë muzikën e saj, në një kohë kaq të shkurtër prej kur ajo doli në skenë.

Kënga, nga 5 shtatori, është klikuar 21 milionë herë në platformën “YouTube”, duke e sjellë Dua Lipën më të bukur se kurrë dhe duke u cilësuar si një rikthim i fuqishëm i saj pas hitit “New Rules”.