24.02.2020 - 12:57
Megjithëse tërheq turistë nga e gjitha bota, autoritetet në Venecie kanë marrë vendimin për ta ndërprerë festivalin e shumëpritur, raporton Reuters.
Bëhet fjalë për Karnavalet e Venecies. Anulimi i këtij eventi vjen pas shqetësimeve nga përhapja e koronavirusit. Luca Zaia ka marë një vendim që aktivitetet e kulturës dhe sportit, të ndërpriten deri më 1 mars.