Liverpool ka vuajtur jo pak në ndeshjen e fundit të javës 27 në Premier League, por në fund ka fituar 3-2 me përmbysje ndaj West Ham, që për pak nuk ndali kryesuesit. 26 fitore dhe vetëm 1 barazim, 18 fitore radhazi dhe rekord pikësh që nga starti, 79, duke thyer me 21 pikë rekordin e vjetër.
Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë. Wijnaldum shënoi për Liverpoolin në minutën e 9′. Goditja e tij me kokë nuk gjeti reagimin e duhur të Fabianskit. West Ham barazoi në të njëjtën mënyrë, pasi gjuajtja me kokë e Diop nuk u largua si duhet nga Alisson.
Ekipi mik ka shënuar golin e dytë me një aksion mjaft të bukur në fillimin e pjesës së dytë. Fornals në minutën e 54′ gjuajti mjaft bukur duke mposhtur Alissonin për të dytën herë.
Vendasit gjetën golin e barazimit me anë të Mo Salah pas një supergafe të Fabianskit. Atij i shpëtoi topit poshtë duarve. Gafa e dytë sot në këtë ndeshje, pasi gaboi dhe te goli i parë. Për të ardhur në 82’, ku Sadio Mane shënon me portën e boshatisur.