MENU
klinika

Deklarata

Negociatat/ Hahn ‘nxit’ Shqipërinë: Jeni në rrugën e duhur, vetting-u detyrë

28.09.2018 - 12:41

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj, Komisioneri europian për zgjerimin Johannes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së.

“Shqipëria ka bërë progres sa i takon reformës në drejtësi dhe është në rrugën e duhur drejt BE”, u shpreh Hahn.

Gjithsesi Hahn theksoi se duhet shumë punë për tu bërë që të arrihet rezultati i duhur, deri në verë të 2019 dhe theksoi se vetting-u është në detyrë për Shqipërinë.

“Nuk kam ditë fikse në mendje, por jam i kënaqur nga procesi i vetingut, duhet bërë akoma punë, ka shumë punë për të bërë deri në verën e vitit 2019, e mbështesim shumë këtë proces, por është edhe një detyrë shumë e fortë nga ana e Shqipërisë, që duhet ta përmbushë dhe nuk duam të humbasim aspak kohë, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm,të mos harrojmë që duhet shumë punë për t’u bërë që të arrijmë rezultatin e duhur, deri në verë të 2019″, tha ai.

Hahn foli më tej për Maqedoninë, dy ditë para referendumit në Maqedoni dhe tha se njerëzit duhet t’i përdorin mundësitë. Ai shprehu bindjen se është një detyrim i lidërëve politikë t’i nxisin njerëzit ta përdorin këtë mundësi dhe jo të bëjnë të kundërtën.

“Bojkoti nuk është shprehje e demokracisë”, deklaroi Hahn.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës