26.02.2020 - 10:35
Kanë filluar sot intervistimet e kandidatëve që janë të interesuar për postin e kryetarit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mësohet se e para në SPAK ka arritur Aida Veizaj (Hajnaj) e cila si gjithë kandidatët e tjerë do të intervistohet para Komisionit të Përzgjedhjes për 60 minuta.
Intervistimi zhvillohet nga tre anëtarët e komisionit Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra. Ndërkohë në orën 11:0 është radha e Ardian Çipës, 12:00 e Artur Beut dhe 13:00 e Ervin Hodajt.
Nesër vijojnë intervistimet Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.