MENU
klinika

Në Kinë arrin kulmin

Koronavirus/ Tetë fëmijë të infektuar në Itali

27.02.2020 - 08:59

Epidemia e koronavirusit në Kinë duket se ka arritur kulmin: numri i vdekjeve është ngadalësuar dhe ka qenë në nivelin më të ulët për tre javë. Sipas të dhënave 29 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit. OBSH po ashtu raporton se, për herë të parë që nga përhapja e epidemisë, Kina ka nivelin më të ulët të të infektuarve, 433 në shkallë vendi përballë 459 jashtë saj.

Rastet:
Në Kinë: 78.497
Jashtë Kinës: 3.225
Gjithsej globale: 81,722
Vdekjet
Në Kinë: 2.744
Jashtë Kinës: 57
Gjithsej globale: 2,801

Nga 29 vdekje të reja të raportuara në Kinë, 26 ishin në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit. Dhe nga 433 rastet e reja, 409 ishin në Hubei.Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se gjithsej 32.495 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Vdekjet jashtë territorit të Kinës:
Irani: 19
Koreja e Jugut: 13
Itali: 12
Japoni: 7
Hong Kong dhe Francë: 2 secila
Filipinet dhe Tajvani: 1 secila

Situata nuk paraqitet tepër e mirë në Itali, ku virusi vdekjeprurës i Wuhanit ka infektuar deri tani 456 persona, 8 prej të cilëve fëmijë, ndërsa 12 persona te tjerë kanë humbur jetën. Viktima e fundit ishte një 69-vjeçar, i cili vuante nga probleme me rrugët e frymëmarrjes. Po ashtu, theksohet se edhe viktimat e tjera ishin gjithashtu të moshuar.