MENU
klinika

Nga 27 paga të prapambetura marrin vetëm...

Pas 16 ditësh përfundon greva e Poçemit

28.02.2020 - 10:11

Punonjësit e Poçemit, pas 16 ditësh në grevë urie, i kanë dhënë fund asaj pasi kanë kaluar 3 paga në llogaritë e tyre. Ndonëse ata kishin kërkuar të paktën kalimin e 7 pagave, nga 27 të prapambetura, duket se vuajtjet në grevë kanë bërë që t’i japin fund asaj edhe me kalimin e 3 pagave.

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe ujësjellësit në Poçem u futën në grevë urie 16 ditë më parë, pasi rafineria nuk u kishte shlyer pagat e 27 muajve.

Ata fillimisht kërkuan kalimin e të gjitha pagave, por më pas kërkesa e tyre u reduktua në kalimin e 7 pagave dhe ndryshimin e pronësisë së ndërmarrjes së tyre, nga private në administrim publik.

Disa nga grevistët e mbyllën atë para kohe për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë më herët e mbyllën grevën e urisë dhe punëtorët e rafinerisë së ballshit, pasi u paguan për tre pagat e prapambetura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier