MENU
klinika

"Fillo hetimet ndaj bashkisë"

Letra/ Banorët e Unazës së Re i drejtohen SPAK

28.02.2020 - 11:04

Banorët e Unazës së Re kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ku kërkojnë hetimin për projektin e Unazës.

Në letër, thuhet se projekti i hartuar nga kompania me administrator Arben Dervishaj, është i paligjshëm dhe me plot shkelje.

“Projekti i Pallatit me Shiegjeta dhe Rrethrrotullimi Sheshi Shqiponja i hrtuar nga kompania AVE Consulting me administrator Arben Dervishaj është i paligjshëm dhe me plot shkelje ligjore të faktuara nga ekspertë ligjorë të licencuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në letrën e banorëve të Unazës së Re.

Ndërkohë, më tej, ata kërkojnë nisjen e hetimit për projektin nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja. Gjithashtu, kërkohet hetimi për për Autoritetin Rrugor Shqiptar, që sipas banorëve, në undërshtim me projektin e miratuar ka vendosur kryqe të kuq në distanca që nuk janë miratuar.

Në këtë linjë, banorët kërkojnë që personat që kanë vendosur kryqet të hetohen dhe vihen para drejtësisë. Ndërsa në fund të kërkesës kërkojnë që të nisin hetimet edhe ndaj bashkisë së Tiranës.